Sport

Murat Yakin i kënaqur pas fitores 4:0 ndaj Kosovës: “Djemtë zbatuan planin shkëlqyeshëm”

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, është shprehur i kënaqur me fitoren bindëse 4:0 të skuadrës së tij ndaj Kosovës në Basel, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

“Djemtë e zbatuan planin tonë në mënyrë të shkëlqyer. Shumë gjëra na funksionuan dhe jemi të kënaqur. Në fillim të pjesës së dytë u treguam pak të shkujdesur, por në fund ia dolëm me siguri”, tha Yakin pas ndeshjes.

Ai foli edhe për zëvendësimin e Ricardo Rodriguez-it: “Bisedova shkurt me të gjatë pushimit, donte të vazhdonte, por nuk donim ta rrezikonim. E pranoi vendimin sepse kemi ndeshje të hënën.”

Trajneri zviceran u ndal edhe te paraqitja e sulmuesit Breel Embolo, i cili shënoi dy gola: “Ky ishte një moment i rëndësishëm për të, sepse nuk kishte luajtur me Monacon. Dy golat e tij ishin shumë të vlefshëm.”

Yakin e cilësoi pozitiv edhe rezultatin mes Sllovenisë dhe Suedisë, duke shtuar se fitorja e radhës do ta bënte situatën edhe më premtuese për Zvicrën në grup.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button