Sport

Polemikë në debutimin e Franco Mastantuonos me Real Madridin

Debutimi i Franco Mastantuonos me fanellën e Real Madridit është shoqëruar me polemika të mëdha ligjore. Talenti argjentinas u aktivizua mbrëmë kundër Osasunës në fitoren 1:0, por me fanellën me numër 30 – e zakonshme për lojtarët e Castillas.

Sipas avokatit Miguel Galán, president i CENAFE, ky paraqitje konsiderohet “rreshtim i parregullt”, pasi Mastantuono është lojtar i ekipit të parë, i transferuar për 60 milionë euro, dhe nuk mund të regjistrohet formalisht si pjesë e skuadrës së rezervistëve.

Kjo i jep Osasunës të drejtën të paraqesë ankesë brenda 24 orëve në Komisionin e Garave të RFEF, i cili mund të vendosë që Real Madrid ta humbasë ndeshjen në tavolinë.

Çështja nuk përfundon këtu, pasi çdo paraqitje e ardhshme e Mastantuonos me ekipin e parë mbetet e diskutueshme. Për më tepër, zgjedhja e numrit 30 bie ndesh me rregullat e La Ligës për numrat e fanellave, gjë që e komplikon edhe më tej situatën.

Disa media spanjolle sugjerojnë se Real Madrid ka vepruar në këtë mënyrë për të liruar një vend në listën zyrtare dhe për të lehtësuar llogaritë e “fair-play” financiar, por kjo manovër mund t’i kushtojë rëndë nëse autoritetet vendosin të ndërhyjnë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button