Lajme

Përplasjet e brendshme në PS, Piro Lutaj në mbështetje të Anila Shehut: “Një zonjë ekselente”

Përplasjet e brendshme në Partinë Socialiste po intensifikohen, teksa ish-deputeti Piro Lutaj ka reaguar në mbështetje të Anila Shehut, ish-drejtuese e kësaj force politike në Njësinë nr. 5 të Tiranës.

Shehu është larguar nga drejtimi i strukturës pas një propozimi të deputetit Erion Braçe, i cili raportohet se ka bindur kryeministrin Edi Rama për ta shkarkuar. Konflikti erdhi në dritë pas publikimit të disa mesazheve të Braçes, i cili vetë është përjashtuar nga drejtimi politik i qarkut Lushnje nga Belinda Balluku, duke u transferuar më pas në Tiranë si kandidat në listën e hapur të PS-së.

Në një postim në Facebook, Lutaj shpreh mbështetje të qartë për Shehun, duke e cilësuar atë si: “Një zonjë me kuptimin e plotë të fjalës. Një punonjëse partie, ekselence.”

Reagimi i tij është vetëm një ndër zërat e shumtë që po dalin në pah, duke zbuluar tensione të thella në radhët e Partisë Socialiste, e cila prej 12 vitesh është në pushtet dhe synon të qëndrojë edhe për katër vite të tjera.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button