Lajme
Përparim Spahiu: PD ka një plan konkret për rikthimin e shqiptarëve në atdhe

Kandidati për deputet i PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Përparim Spahiu, shkruan se, koalicioni i djathtë ka një plan për rikthimin e shqiptarëve në vendin e tyre, pasi janë larguar masivisht nga Shqipëria.
‘Partia Demokratike e di pse shqiptarët janë larguar nga vendi dhe ka plan konkret për rikthimin e tyre’, shkruan Spahiu në reagimin e tij në Facebook, ndërsa publikon edhe planin me pika të PD.