Lajme

Përfundon numërimi i votave preferenciale në qarkun e Lezhës

Pas numërimit të votave preferenciale në qarkun e Lezhës është përcaktuar përbërja përfundimtare e deputetëve që do ta përfaqësojnë këtë qark në Kuvend.

Partia Demokratike ka siguruar katër mandate, ndërsa Partia Socialiste tre. Nga lista e mbyllur e PD-së në Kuvend do të hyjnë Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti, ndërsa nga lista e hapur, më shumë vota preferenciale kanë marrë Gjin Gjoni dhe Aleksandër Lala. Ish-deputetja Lindita Metaliaj nuk arriti të sigurojë mandatin.

Nga Partia Socialiste, dy mandatet e listës së mbyllur iu besuan Ulsi Manjës dhe Ermal Pacajt, ndërsa nga lista e hapur fitoi Marjeta Neli, e cila siguroi një vend në Kuvend.

Votimi jashtë vendit vazhdon ende, me 9,600 zarfa të numëruara nga 11,835 në total.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button