Lajme

Aksident tragjik në Kavajë, humb jetën një kalimtare

Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtareje ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”. Viktima është përplasur nga një automjet ndërsa po kalonte trafik-ndarësen.

Rreth orës 08:40, automjeti me drejtues shtetasin S.P., ka goditur shtetasen A.M., 50 vjeçe, e cila humbi jetën menjëherë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për të kryer veprimet e nevojshme ligjore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon intensivisht për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button