Pep Guardiola, trajneri më fitimprurës i shpenzimeve në merkato – 2.1 miliardë euro për lojtarët e preferuar

Paratë nuk të garantojnë triumfin, por janë një mjet i rëndësishëm për ta bërë rrugën drejt suksesit më të lehtë – ky është parimi që duket se e ndjek Pep Guardiola. Trajneri spanjoll, një ndër më fituesit në botë, ka shpenzuar më shumë se të gjithë kolegët e tij për të patur në dispozicion lojtarët më të mirë.
Gjatë periudhës së tij te Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester City, klubet kanë investuar mbi 2.1 miliardë euro në merkato për të siguruar futbollistët që Guardiola dëshironte. Rekordet nisën në vitin 2009 me Zlatan Ibrahimovic për 70 milionë euro, vijuan me Arturo Vidal dhe Mario Goetze te Bayern, dhe vazhdojnë te Manchester City. Por, jo të gjitha blerjet kanë qenë të suksesshme: transferimi më i shtrenjtë, ai i Jack Grealish në vitin 2021 për 117 milionë euro, rezultoi një dështim.
Pas Guardiolës, listën e trajnerëve që kanë shpenzuar më shumë e mban Diego Pablo Simeone, me 1.3 miliard euro gjatë periudhës së gjatë te Atletico Madrid. Edhe për Simeonen, blerja rekord e Joao Felix për 127 milionë euro u konsiderua një dështim.
Në vendin e tretë ndodhen Massimiliano Allegri dhe Thomas Tuchel. Klube të ndryshme kanë shpenzuar për Alegrin 1.2 miliard euro që nga debuti i tij në Serie A në vitin 2008, përfshirë transferimin rekord të Cristiano Ronaldos për 117 milionë euro te Juventus. Ndërsa trofet në Itali nuk mungojnë, Champions League mbetet ende i paarritur për italianin.
Ndërkohë, Thomas Tuchel ka shpenzuar 1.19 miliard euro gjatë periudhës së tij te klubet europiane, duke përfshirë blerjen rekord të Kylian Mbappes për 180 milionë euro kur drejtonte Paris SG. Ndryshe nga Allegri, Tuchel ka arritur të fitojë Champions League.
Shpenzimet masive të këtyre trajnerëve tregojnë qartë se paratë nuk janë gjithçka, por janë një instrument thelbësor për të ndërtuar skuadrat më konkurruese në Europë.