Operacioni “Last night”/ Shfrytëzonin për prostitucion një 26-vjeçare, arrestohen dy persona në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar me sukses një operacion policor të koduar “Last night”, që kishte në fokus goditjen e veprimtarive të paligjshme të shfrytëzimit për prostitucion.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë dy shtetas: R. L., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe K. D., 31 vjeç, banues në Grabjan, Divjakë. Hetimet kanë treguar se ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion një 26-vjeçare nga Berati, e cila ofronte shërbimet në qytete të ndryshme të vendit.
Gjithashtu, u proceduan penalisht edhe dy shtetas të tjerë: H. I., 40 vjeç, banues në Tropojë dhe R. N., 36 vjeç, banues në Libofshë, Fier, pasi dyshohet se kishin dijeni për këtë veprimtari kriminale dhe nuk e kishin kallëzuar në organet përkatëse.
Gjatë kontrollit, u sekuestruan një shumë parash e dyshuar si e përfituar nga prostitucioni, si dhe 6 aparate celularë që do të shërbejnë si prova materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme procedurale.