Sport

Një dekadë histori: Futbolli i Kosovës feston anëtarësimin në UEFA e FIFA

Federata e Futbollit e Kosovës ka shënuar sot 10-vjetorin e pranimit në UEFA dhe FIFA, një moment historik që vulosi rrugëtimin e gjatë dhe sfidues të futbollit kosovar.

Kjo ditë e veçantë është shënuar me një sërë aktivitetesh të organizuara në Kampin Nacional në Hajvali, ku morën pjesë ekipe përfaqësuese nga Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, Ambasada Amerikane në Kosovë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, duke reflektuar unitetin dhe mbështetjen për sportin dhe shtetin

Festimet nisën me një ndeshje emocionuese të Kombëtares së Amputuarve në futboll, e cila solli një mesazh të fortë për fuqinë e vullnetit dhe dashurinë për lojën përtej çdo sfide.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button