Kryesore

Nënë Ramadanije Bela në takimin e PD-Aleancës: Fjalim i fuqishëm kundër Edi Ramës dhe në mbështetje të Sali Berishës

Nëna kuksiane Ramadanije Bela ka ngritur peshë zemrat e pjesëmarrësve në takimin e prezantimit të kandidatëve të PD-Aleancës për Shqipërinë Madhështore në Kukës.

Gjatë fjalimit të saj, nënë Ramadanije u shpreh se, Edi Rama do të kapitullojë dhe do të shkojë atje ku e ka vendin. Ky i mallkuar, që shan popullin, që luan me ndjenjat e popullit shqiptar.

Ne jemi burrnesha, jemi shqiptare, jemi trimnesha, jemi kuksian jemi burra dhe që kanë burrni.

Ne këtij njeriu të korruptuar, që nuk la pa marrë, pa vjedhur me gjithë administratën e tij shtetërore, dhe nuk përlyhet Sali Berisha me këto pisllëqe.

Unë jam një pensioniste, jam nënë Ramadanija jam gati 70 vjeç, por nuk ja harroj kur na ike, zemra qante për liderin historik, qajnë malet për këtë njeri.

O ju kuksianë, o Tropoja dhe Hasi të mblidhemi bashkë, të jemi të bashkuar të ja japim votën doktor Berishës, të nderuarit tonë që luftoi për Partinë Demokratike.

E izoluan, e dënuan por Zoti është me Partinë Demokratike dhe me liderin e Partisë Demokratike.

Se është me të pafajshmit, me popullin e ndershëm.

Nuk e votojnë të korruptuarit, as nuk i duam. Do ta votojnë njerëzit e ndershëm që do të përmendet me shekujt të tërë, doktor i nderuar Sali Berisha. O i mallkuar, o djalli i mallkuar, o pushtetar që mban qeverinë me vete, ti nuk ke asgjë me vete.

Ty pushteti të ka ikur.

Ti livadhis të mashtrosh popullin, për së treti dhe katërti herë.

Nuk mashtrohet Shqipëria. Të ngrihemi të gjithë së bashku, ti themi jo këtij pushteti.

Jo diktaturës. Jo pjellës së komunizmit që na la me vite të tëra mbrapa.

Ne jemi ato që do ti luftojmë dhe nuk kanë vend të korruptuarit, drogmenët dhe kriminelët. Që bëjnë të gjithë ato pisllëqe, që nuk e duan Shqipërinë të jetë ashtu siç duhet.

O shqiptar, është shansi i fundit.

Jam dhe e vjetër, kam 70 vjeçe, por zemra dhe shpirti nuk duron diktaturën më, nuk duron diktaturën, nuk duhet të kthehet mbrapa historia Enveriste, Markssiste-Leliniste.

Shqipëria është e shqiptarëve, është e popullit të ndershëm.

O Zot i madh ndihmoi dhe ndihma jote ishalla do të jetë për popullin shqiptar.

Kurse ky i mallkuar do të kapitullojë, do të shkojë në vendin e duhur, atje ku është caktuar vendi i tij.

Ju falënderoj të gjithëve, Zoti ju bekoftë, Zoti i bekoftë gjithë shqiptarët’, tha nënë Ramadije Bela gjatë fjalës së saj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button