KryesoreLajme
Kryesore

Ndoja shpërthen në akuza: Zgjedhje të manipuluara, burgjet dhe administrata në shërbim të pushtetit, Kryeministri, ‘bosi’ i vetëm i krimit të organizuar

Deputeti i zgjedhur nga parlamentaret e 11 majit nga lista e hapur në Qarkun e Durrësit, i cili garoi në siglën e PD-ASHM, Arjan Ndoja shprehet se vendi ynë nuk ka përmbushur tri prej kritereve bazë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme: respektimin e të drejtave të minoriteteve, të drejtat e të paraburgosurve dhe të dënuarve si dhe të qenët një shtet demokratik.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’, Ndoja tha se vota në burgje dhe intimidimi i administratës shtetërore, janë dy nga treguesit më të rëndësishëm për një garë të pabarabartë elektorale.
Që të ketë standardin një vend përpara faktorit ndërkombëtar, duhet të respektohen të drejtat e minoriteteve, të drejtat e burgosurve dhe të paraburgosurve, si dhe shtet demokratik. Vota në burgje, intimidimi nga administrata shtetërore, tregojnë se s’kemi qenë në kushte të barabarta. Administrate ka marrë pjesë intesivisht në zgjedhje, që më parë’, u shpreh deputeti i zgjedhur i PD-së.

Ndoja u ndal edhe për votën e emigrantëve, për të cilën tha se patronazhistët kishin në dorë ‘filtrin e diasporës’, një program që sipas tij ngre dyshime të forta për ndërhyrje në sistem nga vetë KQZ-ja apo dhe anëtarë të saj.

‘Listat e patronazhistëve kanë ndërhyrë sa që dhe te filtri i diasporës është bërë një program, ku ëhstë bërë kthimi pas për tu regjistruar. Këto kanë qenë të bazuar në filtrat e listës së patronazhistëve, që thonë se janë simpatizantë të PD, etj. Kush ka bërë tenderin e programin te KQZ, çfarë lidhjesh ka me anëtarët e KQZ?!. Është informacion që s’është verifikuar nga unë. Që në momentin e parë të vota e diasporës, të regjistrimi keni pasur probleme’, tha ndër të tjera Ndoja.

Deputeti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit, foli edhe për ndikimin e krimit të organizuar që sipas tij ndikon në tjetërsimin e votës së zgjedhësve. Sipas tij krimi i organizuar nuk janë ‘legjendat urbane’ siç janë atakuar disa prej personazheve të botës së krimit, më shumë se sa krimi i ‘jakave të bardha’, kryesisht në politikë, që i ka nënshtruar për të punuar për llogari të saj.

‘Mendoj që krimi i organizuar s’është asnjë nga këto në Shqipëri, janë thjesht individë, i keni ngritur ju si legjenda urbane. Dikush i ka rritur me reklama dhe politika. Krimi i organizuar është ‘jakat e bardha’, do shikoni tendenca për të marrë pushtet të spikatur edhe në organet qendrore, te Policia e Shtetit. Ata janë njerëz më se normalë, që për arsye të caktuara janë detyruar të nënshtrohen. Aty është vetëm një ‘individ’, dhe gjithë të tjerë janë ‘ushtarët’ e tij, ose të punësuarit e tij. Individi është kryeministri’, u shpreh Ndoja gjatë emisionit Çim Peka Live në Syri Tv.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button