
Gazetari Andi Tela, ngriti pikëpyetje se përse nuk ka raste konkrete të krimit zgjedhor të hetuar nga krahu i mazhorancës.
Në emisonin ‘Të paekspozuarit’ Tela, u shpreh se për këtë gjë u ndërtua një task force e SPAK dhe Prokurorisë.
“Perceptimi është që administrata ka punuar për PS dhe ka bërë të mundur këtë numër, 800 mijë vota për PS. Që të provosh që janë blerë këto vota, duhet që policia, prokuroria lokale, SPAK, task forca ta provojë. Ne sot për momentin nuk kemi asnjë rast të deklaruar nga Task Forca hetim i një individi që punon për PS. Kemi disa raste për PSD, një rast për PD, por asnjë rast specifik për mazhorancën. Ky është problemi. Para një viti ishim në perceptimin pozitiv që SPAK po merrte në dorë menaxhimin e kesaj, por rezultati është zero dhe është legjitimuar fitorja e PS. Ne mund të grijmë sallatë, por nuk kemi asnjë provë ligjore që ta konfirmojë”, tha Tela.