Sport

Napoli e rifillon interesimin për Yunus Musah, por Milani nuk ka vendosur ende

Napoli po shqyrton mundësinë e një oferte të re për mesfushorin e Milanit dhe Kombëtares së SHBA-së, Yunus Musah. Edhe pse lojtari nuk është në shitje, “Rossonerët” nuk e konsiderojnë atë as të paprekshëm – duke lënë derën hapur për një vendim nëse vjen një propozim serioz.

Interesimi i Napolit për Musah daton prej muajsh, dhe gjatë fazës përgatitore të këtij sezoni, mesfushori ka arritur të bindë trajnerin Max Allegri, i cili e sheh si një element me potencial të lartë fizik dhe teknik.

Megjithatë, prioriteti i trajnerit Antonio Conte mbetet përforcimi i krahëve, me emrat si Juanlu Sanchez dhe Miguel Gutierrez që kryesojnë listën e dëshirave. Po ashtu, për momentin është lënë në pritje ideja për një sulmues anësor, për sa kohë që Giacomo Raspadori vazhdon të jetë pjesë e ekipit.

Në këtë kuadër, Conte mund të kërkojë shtimin e një mesfushori të fuqishëm fizikisht në organikë, ku Musah përputhet me profilin që kërkohet. Napoli pritet të kthehet me një ofertë të mundshme javën e ardhshme – dhe topi do të kalojë te Milani.

Nëse kuqezinjtë vendosin ta shqyrtojnë opsionin e shitjes, atëherë gjithçka mbetet e hapur. Përveç Musah, Napoli ka në listën e dëshirave edhe Fabio Miretti të Juventusit – edhe pse kërkesa financiare e “Zonjës së Vjetër” është e lartë – si dhe Giovanni Fabbian.

Merkatoja është e paparashikueshme, dhe Napoli duket se është gati të lëvizë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button