Kosova

Mot i paqëndrueshëm gjatë fundjavës – rritje temperaturash të dielën, reshje sërish nga e hëna

Pas reshjeve të lehta të shiut dhe borës në zonat malore që do të vazhdojnë gjatë natës së së premtes, pritet që orët e para të mëngjesit të së shtunës të sjellin qetësim të motit. Gjatë ditës do të ketë ende vranësira, por në Dukagjin parashikohen edhe intervale më të gjata me diell. Temperaturat minimale do të zbresin në 1°C deri në 4°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 8°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë nga perëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.

E diela do të nisë me diell dhe rritje të ndjeshme të temperaturave, që do të arrijnë nga 15°C deri në 18°C. Megjithatë, pasditja do të shoqërohet me shtim të vranësirave dhe reshje shiu, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë mëngjesit dhe ditës së hënë. Temperaturat atëherë do të zbresin rreth 10°C.

Edhe të martën dhe të mërkurën moti pritet të mbetet jostabil, me vranësira të herëpashershme dhe mundësi për reshje të dobëta shiu. Temperaturat maksimale do të luhaten mes 12°C dhe 15°C, ndërsa ato minimale ndërmjet 4°C dhe 6°C.

Të dielën era do të fryjë nga jugu me intensitet të lehtë deri mesatar (3-6 m/s), ndërsa nga e hëna pritet të kthehet në drejtim verior e veriperëndimor me shpejtësi 4-9 m/s.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button