Bota
Mbreti dhe Mbretëresha presin Donald Trump në Kështjellën Windsor

Mbreti dhe Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar kanë pritur presidentin amerikan, Donald Trump, dhe Zonjën e Parë, Melania Trump, në Kështjellën Windsor, gjatë vizitës së tyre të dytë shtetërore në Britani.
Çifti presidencial amerikan mbërriti me helikopterin “Marine One”, ku u pritën nga Princi dhe Princesha e Uellsit. Gjatë ceremonisë zyrtare, u interpretuan himnet kombëtare të të dy vendeve, ndërsa Trump dhe Mbreti Charles u panë duke zhvilluar një bisedë të ngrohtë me njëri-tjetrin.
Vizita në Windsor shënon një tjetër kapitull në marrëdhëniet diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke reflektuar rëndësinë e partneritetit të tyre historik.



