Lajme

Makina përfshihet nga flakët pranë Tunelit të Krrabës, panik në aksin Elbasan–Tiranë

Një skenë e pazakontë është shënuar paraditen e sotme në aksin nacional Elbasan–Tiranë, ku një automjet është përfshirë papritur nga flakët në afërsi të Tunelit të Krrabës
Dëshmitarë në vendngjarje thonë se flakët u përhapën me shpejtësi, duke krijuar panik dhe kaos për pak minuta mes drejtuesve të tjerë të mjeteve.

Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, por dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një defekt teknik.
Sakaq, raportohet se zjarrfikësit mbërritën në kohë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për rrethanat e incidentit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button