Lajme

Ina Zhupa denoncon gjendjen skandaloze të stadiumit të lojrave me dorë: “Rrezik për jetën e fëmijëve, propagandë boshe e qeverisë”

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur alarmin për gjendjen e stadiumit të lojrave me dorë, duke e cilësuar atë një kërcënim serioz për sigurinë e fëmijëve. Në një postim në Facebook, Zhupa denoncoi se stadiumi, i cili ishte inauguruar vetëm 8-9 muaj më parë, është lënë në mëshirë të fatit dhe duket më shumë si një kantier i braktisur sesa një ambient sportiv funksional.

Ajo publikoi pamje tronditëse nga terreni, ku duken kabuj tensioni të lartë të shtrirë në tokë, mungesë e plotë sigurie, si dhe një disnivel i rrezikshëm që sipas banorëve ka qenë shkaktar për humbjen e jetëve të disa fëmijëve në të kaluarën. Zhupa akuzoi qeverinë për propagandë mashtruese dhe shpërdorim të fondeve publike, duke theksuar se investimi është vetëm në letër, ndërkohë që realiteti është krejt tjetër.

“Milionat janë marrë, stadiumi është shitur si investim, por në të vërtetë është një gërmadhë. Socialistët vijnë këtu e bëjnë fushatë, ndërsa fëmijët rrezikojnë jetën çdo ditë”, deklaroi Zhupa. Ajo përfundoi thirrjen e saj duke i ftuar qytetarët të votojnë për ndryshimin më 11 maj: “Votojmë numrin 1!”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button