Lajme
Makina përfshihet nga flakët në autostradën Laç–Mamurras, drejtuesi shpëton pa lëndime

Një automjet tip BMW është përfshirë nga flakët këtë të hënë në autostradën Laç–Mamurras, duke shkaktuar panik te drejtuesi i mjetit. Fatmirësisht, ai ka arritur të dalë në kohë nga makina dhe ka shpëtuar pa lëndime.
Ngjarja ka ndodhur papritur, kur drejtuesi ka vënë re flakët që po përhapeshin nga pjesa e përparme e mjetit. Ai ka braktisur automjetin menjëherë, ndërsa zjarri e ka shkrumbuar atë plotësisht përpara mbërritjes së zjarrfikësve të Laçit. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, zjarrfikësit nuk mundën të shpëtonin mjetin.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e një defekti në sistemin elektrik të automjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.