Sport

Liverpool gati për bombën e radhës në merkato, arrin marrëveshje me Alexander Isak

Liverpool po vazhdon të tregojë ambicie të mëdha në merkato, pas largimit të Luis Diaz drejt Bayern Munich. “The Reds” kanë hedhur hapin vendimtar për të siguruar një zëvendësues të denjë për kolumbianin, duke arritur një marrëveshje parimore me sulmuesin suedez Alexander Isak.

Sipas gazetarit të njohur Nicolo Schira, klubi nga Anfield ka arritur një akord personal me 24-vjeçarin për një kontratë afatgjatë deri në vitin 2030, me opsion për zgjatje edhe për një vit tjetër, deri në 2031. Marrëveshja pritet t’i sigurojë Isak një pagë prej rreth 13 milionë eurosh në vit.

Ylli i Newcastle ka shprehur hapur dëshirën për t’u transferuar te Liverpool dhe, sipas raportimeve, po ushtron presion te klubi aktual për të lehtësuar largimin. Pavarësisht refuzimeve të mëparshme, drejtuesit e Liverpool-it pritet të dorëzojnë një ofertë të re që mund të jetë vendimtare për të bindur “Magpies” të pranojnë shitjen.

Isak shihet si objektivi kryesor nga trajneri i ri i Liverpool-it, i cili e konsideron suedezin si lojtarin ideal për të udhëhequr repartin ofensiv në vitet në vijim. Me paraqitjet mbresëlënëse që ka treguar në Premierligë, suedezi pritet të jetë një përforcim strategjik në synimin e rikthimit të Liverpool-it në majat e futbollit anglez dhe evropian.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button