Sport

Leon Avdullahu në dyshim: Zvicra dhe Kosova luftojnë për talentin 21-vjeçar

Futbollisti i Hoffenheimit, Leon Avdullahu, nuk ka vendosur ende se cilën kombëtare do ta përfaqësojë, duke u gjendur mes zgjedhjes së Zvicrës dhe Kosovës.

Sipas mediumit zviceran Blick, përfaqësues të të dyja federatave kanë udhëtuar në Gjermani për ta ndjekur nga afër 21-vjeçarin gjatë fazës përgatitore të Hoffenheimit. Kreu i Federatës Zvicerane, Peter Knabel, dhe selektori Murat Yakin kanë qenë të pranishëm në miqësoren e fundit të ekipit gjerman. Qëllimi i tyre është ta bindin Avdullahun të qëndrojë besnik ndaj Zvicrës, duke mos pranuar ofertën e Kosovës.

Nga ana tjetër, Kosova ka intensifikuar përpjekjet e saj për të fituar talentin. Në fund të qershorit, shefi i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kishte udhëtuar për një takim me lojtarin në Basel. Një zyrtar tjetër kosovar ishte gjithashtu i pranishëm në seancën e parë stërvitore të Hoffenheimit në korrik.

Zvicra shpreson që në të ardhmen Avdullahu të formojë një dyshe të fortë në mesfushë me Ardon Jasharin, i transferuar së fundmi tek Milani, duke vazhduar traditën e shqiptarëve në mesfushën zvicerane pas Granit Xhakës dhe Freulerit.

Sipas raportimeve, Avdullahu mund të ftohet nga Zvicra për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 në shtator, ku debutimi i tij mund të jetë pikërisht kundër Kosovës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button