‘Kthehuni, mos ia lini Shqipërinë Ramës e krimit’/ Thirrja e Mediut: Është vendi juaj, rikthejini madhështinë më 11 maj!
Kryetari i PR, Fatmir Mediu u ka bërë një thirrje të përzemërt shqiptarëve në diasporë që të mos ia lënë atdheun e tyre, Edi Ramës, krimit dhe korrupsionit. Gjatë fjalës së tij në Breshia të Italisë, ku PD ka nisur fushatën elektorale pas asaj në Tiranë, Mediu tha se vendimi i bashkë-atdhetarëve për t’u larguar nga Shqipëria nuk ishte nga dëshira, më shumë se sa varfëria dhe nevoja për një jetë më të mirë.

Mediu u shpreh se Shqipëria nuk mund të jetë e plotë dhe snuk mund të ndërtohet pa shqiptarët që janë jashtë vendit, të cilët duhet t’i dalin për zot vendit të tyre.
Teksa tha se Rama po u premton pasaportën evropiane, shqiptarëve evropianë, e cilësoi atë mashtrimin e radhës së kryesocialistit dhe tallje për ta.
Edhe pse i shpërndarë në të 4 anët e botës, s’e latë Shqipërinë se dëshët të iknit nga familjet tuaja, e latë nga varfëria dhe pasiguria që u zbeu të ardhmen tuaj. U larguat jo për t’u shkëputur por për të jetuar me dinjitet. Morët me vete një pjesë të Shqipërisë duke e mbajtur me dashurie respekt kur u larguat, ikët mes lotëve e nënave tuaj, në çdo telefonatë i dhatë gëzim e shpresë por edhe mall e brengë, pasi ishit larg tyre.
Ndihmuat pa kursim për të mundur varfërinë. Shqipëria s’mund të jetë e plotë pa të gjithë ju. S’mund të ndërtohet një vend vetëm me ato që mbesin por edhe me bijtë e bijat qëj anë jashtë për ta bërë Shqipërinë madhështore, ashtu siç i takon me dinjitetin e saj. Shqipëria ka nevojë për ju, dijen tuaj, kurajën, përvojën e dashurinë tuaj që s’është shuar kurrë pavarësisht distancës suaj. Qeveria Rama ka larguar në mënyrë të qëllimshme shqiptarët e ndershëm. Vendin tuaj e ka zënë krimi, korrupsioni , pasiguria, përbuzja, Shqipëria është vend i juaj e s’mund ta lini peng të Ramës, krimit e korrupsionit.
Kemi nevojë të jemi të bashkuar. 11 maji, është zgjedhja e vendimit të diasporës dhe e juaja. Edi Rama premton Evropën, po ju e dini se ç’është Evropa, ju jeni evropian. Premton pasaportën evropiane për të bërë mashtrimin e radhës, për t’u tallur me shqiptarët, ne një ëndërr që është e largët, pasi Evropë do të thotë liri, familje, zot, Evropa duhet të kthehet përmes jush më 11 maj, duke votuar për Shqipërinë madhështorë.