Kosova
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, shmang përgjigjen për votën ndaj Fatmir Limajt për kryeparlamentar

Në prag të seancës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, nuk dha një përgjigje të prerë kur u pyet nga gazetarët nëse do të votonte për Fatmir Limajn, kandidat i Nismës Socialdemokrate, në rast se Lëvizja Vetëvendosje e propozon atë për kryeparlamentar.
“Ju e dini, Partia Demokratike e Kosovës diku 50 herë ka folë për këtë punë. I takon partisë së parë me e propozu dikë prej deputetëve të vet që nuk ka qenë ministër, ndoshta e bëjnë zgjidhjen”, tha Krasniqi duke shmangur një përgjigje të qartë.
Ky koment vjen në një kohë kur situata politike në Kuvend mbetet e tensionuar dhe vota e deputetëve të PDK-së konsiderohet vendimtare për zgjedhjen e kryeparlamentarit.