Kosova

Behrami akuzon Vetëvendosjen për përmbysje të rendit kushtetues dhe bllokim të institucioneve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka ngritur akuza të ashpra ndaj Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke e cilësuar si përgjegjëse për bllokimin e qëllimshëm të institucioneve dhe tentimin për përmbysje të rendit kushtetues. Deklarata e tij erdhi pas dështimit të 49-të radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Gjatë një fjalimi në foltoren e Kuvendit – ku mikrofoni iu lejua nga nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Sala Jashari – Behrami theksoi se vetëm tri parti kishin qëndruar në sallë: PDK, LDK dhe AAK. Sipas tij, këto janë partitë që e kanë krijuar Republikën e Kosovës, për dallim nga Vetëvendosje, të cilën e akuzoi se “nuk ka besuar kurrë në projektin e shtetit të Kosovës”.

“Kuvendi i Kosovës në këto 49 seanca është ndarë në këto parti që kemi mbetur në sallë për të mbrojtur Kushtetutën. Në partinë që sapo dolën, parti që e keqpërdorin të drejtën për propozimin e kryeparlamentarit, që mbajnë peng shtetin…”, tha ai.

Behrami akuzoi më tej LVV-në për shkelje të ligjit dhe normave kushtetuese, duke shtuar se qëllimi i tyre është përmbysja e rendit demokratik, ndërsa opozita e dikurshme, tashmë mbrojtëse e rendit, po përpiqet të ruajë stabilitetin institucional në vend.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button