Kosova
Jakup Nura nga PDK-ja konfirmon mbështetjen për Fatmir Limajn si kryeparlamentar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, ka deklaruar para seancës së 49-të për konstituimin e Kuvendit se PDK-ja do ta mbështesë kandidaturën e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, për postin e kryeparlamentarit.
Nura tha se Limaj ka dëshmuar gjatë kohës së fundit virtyte dhe është një aset i rëndësishëm për vendin. “Mendoj që Fatmir Limaj e do këtë vend,” theksoi ai.
Ai gjithashtu bëri thirrje që institucionet të krijohen sa më shpejt dhe shprehu shpresën që PDK-ja do t’i japë votën Limajt, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit për stabilitetin institucional në Kosovë.