Sport

Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi, Bologna ofron 13 milionë euro

Kristjan Asllani mund të jetë pranë një transferimi të ri gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori shqiptar, i cili ka vuajtur për minutazh te Interi, është në radarin e një tjetër klubi të Serie A. Sipas “Gazeta Express” dhe mediave italiane, Bologna ka shfaqur interesim serioz për shërbimet e përfaqësuesit shqiptar.

Klubi emilian është i gatshëm të paguajë 13 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit, një ofertë kjo që i afrohet shumë kërkesës së Interit, e cila është rreth 14 milionë euro.

Transferimi në Bologna shihet si një mundësi e mirë për Asllanin, i cili në pjesën më të madhe të sezonit të kaluar ishte rezervist te zikaltërit dhe aktivizohej nga pankina. Edhe pse kishte hapësirë në Botërorin e Klubeve, duket se trajneri i ri, Christian Chivu, nuk e ka në planet kryesore për mesfushën.

Nëse marrëveshja konkretizohet, Asllani do të ketë një mundësi të artë për të treguar potencialin e tij me më shumë minuta në fushë, në një ekip që garon në kupat evropiane dhe vlerëson talentin e lojtarëve të rinj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button