Kosova
Faton Peci takohet me Presidenten Osmani: “Po besoj që këto takime janë në funksion të zgjidhjes së bllokadës”

Kryetari i partisë Guxo, Faton Peci, ka mbërritur sot në Presidencë për një takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Para hyrjes në takim, Peci është pyetur nga T7 nëse pret që nga këto bisedime të ketë një zgjidhje për bllokadën institucionale. “Të presim”, u përgjigj shkurtimisht ai.
Megjithatë, i pyetur nëse ka besim se mund të ketë dalje nga bllokada, ai u shpreh: “Po besoj që këto takime janë në funksion të kësaj.”
Presidentja Osmani ka nisur një seri takimesh me përfaqësues të partive politike, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për situatën e bllokuar në Kuvend, i cili nuk ka arritur të konstituohet për herë të 41-të me radhë.