
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët se nga data 12 tetor 2025 do të nisë zbatimi i Sistemit të Hyrje/Daljes (Entry/Exit System – EES) në disa pika kufitare kryesore të Bashkimit Evropian.
Ky sistem biometrik regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve jo-anëtare të BE-së, duke mbledhur të dhëna si shenjat e gishtërinjve dhe fotografi, me qëllim përshpejtimin e kontrolleve kufitare dhe eliminimin e vulave në pasaportë.
Ministria bën të ditur se gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, sistemi do të zbatohet gradualisht në të gjitha pikat kufitare të BE-së dhe do të vazhdojë të informojë qytetarët për çdo zhvillim të ri.



