Albin Kurti mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Kosovës

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka mandatua kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së re. Seanca konstituive e Kuvendit filloi më 15 prill dhe u kompletua më 10 tetor me zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, duke përmbyllur formimin e legjislaturës së nëntë.
Sipas procedurave ligjore, LVV-ja ka 15 ditë kohë për të formuar qeverinë. Nëse nuk arrihet shumica prej 61 votash në Kuvend, presidentja mund të mandatojë dikë tjetër, ose të shpërndajë Kuvendin dhe të shpallë zgjedhje të reja.
Analistët politikë shprehin mëdyshje mbi numrat për qeverinë e re, duke theksuar sfidat e koalicioneve. Deri tani, negociatat e LVV-së me Nismën Socialdemokrate dhe LDK-në nuk kanë sjellë marrëveshje, ndërsa komunikimet me deputetë të tjerë vazhdojnë.
Albin Kurti është zgjedhur njëzëri nga Këshilli i Përgjithshëm i LVV-së për një mandat tjetër si kryeministër në detyrë.



