Kosova

Çitaku kritikon Qeverinë: Projektligjet tjera po përshpejtohen, ai për Dhomat e Specializuara po zvarritet

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar mënyrën se si po shqyrtohen në komisionet parlamentare një numër i madh projektligjesh të propozuara nga Qeveria.

Çitaku ka thënë se shumë prej këtyre projektligjeve, veçanërisht ato që lidhen me sektorin e drejtësisë, po trajtohen me procedura të përshpejtuara, pa, sipas saj, analizë të mjaftueshme, debat substancial dhe dëgjime publike.

“Drejtësia nuk reformohet duke shmangur shqyrtimin parlamentar”, ka shkruar Çitaku, duke ngritur dyshime se ligjet mund të jenë duke iu përshtatur agjendës politike të pushtetit.

Ajo është ndalur veçanërisht te projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, për të cilin ka pretenduar se po mbahet nga ministrja, nën arsyetimin e “ekspertizës juridike”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button