Kosova
Kurti: Do të bëjmë gjithçka çka dimë dhe mundemi për korrigjimin e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale është i padrejtë juridikisht dhe i pasaktë historikisht.
Kurti para kabinetit qeveritar tha se këtë e ka ngritur në secilin takim me ndërkombëtarë në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që u mbajt javën e kaluar në Nju Jork.
Ai tha se procesi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nuk ka përfunduar dhe presin që në apel të adresohen padrejtësitë dhe mangësitë e aktgjykimit të 16 shtatorit.
Kurti: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale është i padrejtë juridikisht dhe i pasaktë



