Kosova
Kryesore

Kërcënim në Kuvendin e Kosovës, Policia kërkon evakuimin e objektit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka kërkuar evakuimin e ndërtesës së Kuvendit për shkak të një kërcënimi të raportuar.

“Ka një kërcënim. Më shumë jep policia sqarime. Krejt që na kërkun është me e liru objektin e Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Tahiri për Gazetën Express.

Ende nuk dihen detaje të natyrës së kërcënimit, por sipas Tahirit, institucionet e rendit pritet të japin më shumë informacion zyrtar mbi situatën.

Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një komunikatë publike lidhur me rastin. Në ndërkohë, ambientet e Kuvendit janë liruar për të mundësuar ndërhyrjen e njësive të sigurisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button