Kosova

Zemaj akuzon VV-në për bllokadë: “Një lloj kapje e institucioneve”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar bllokadën si të dëmshme për qytetarët dhe një përpjekje për kapje të institucioneve nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Pasojat janë për qytetarët më së shumti nga ky ngërç politik dhe nga kjo bllokadë – mos ta quaj edhe një lloj kapje e institucioneve nga Lëvizja Vetëvendosje,” deklaroi Zemaj, duke theksuar nevojën për kontribut të përbashkët nga të gjitha palët për formimin e institucioneve të reja.

Ai tha se LDK ka kërkuar një sqarim nga Gjykata Kushtetuese për mënyrën se si po zhvillohet seanca konstituive, duke kritikuar kryesuesin Glauk Konjufca (Dehari) për, siç e cilësoi ai, udhëheqje të njëanshme.

“Ne po kërkojmë asgjë më shumë sesa një sqarim në këtë ngurtësinë politike ose në këtë ballafaqim që po e kemi me z. Dehari si udhëheqës i seancës konstituive. Mënyra se si po udhëhiqet seanca është në mënyrën e agjendës së Lëvizjes Vetëvendosje, jo të Kushtetutës dhe jo të rregullores së punës së Kuvendit,” theksoi Zemaj.

Sipas tij, një qartësim i shpejtë nga Gjykata Kushtetuese është i domosdoshëm për të dalë nga situata e krijuar.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button