Kosova

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Njoftimi:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë / 27.04.2026 – 09:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Pejë / 27.04.2026 – 11:40. Viktima mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor për shkak se dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin palët janë dërguar në stacion dhe pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Deçan / 27.04.2026 – 00:30. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin e dyshuara pas intervistimit është dërguar për tretman mjekësor.

DHUNË NË FAMILJE & KANOSJE

Mitrovicë Veri / 27.04.2026 – 14:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese përmes telefonit nga i dyshuari shtetas i Serbisë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button