KryesoreLajme
Kryesore

Kaos me dorëzimin e zarfeve të votimit nga DHL: Emigrantët ankohen për vonesa dhe mungesë komunikimi

Gazetarja Alba Kepi është shprehur se ka marrë vazhdimisht sinjalizime nga emigrantët që po përballen me probleme të mëdha në lidhje me dorëzimin e materialeve të votimit nga DHL.

Sipas asaj që thotë Kepi, korrierët e DHL-së nuk po respektojnë oraret dhe datat e caktuara për dorëzimin e zarfeve me skedat e votimit, duke krijuar një pasiguri tek zgjedhësit e diasporës. Kepi thotë se ka pasur raste ku zarfet janë vonuar deri në 3-4 ditë, ndërsa emigrantët janë të pasigurt në lidhje me mundësitë e tyre për të rikthyer skedat e votimit brenda afateve të caktuara.

Alba Kepi: Janë vetë emigrantët që më kanë kontaktuar duke më sinjalizuar se DHL-ja nuk po tregohet korrekte. Ata janë kontaktuar nga DHL për dorëzimin materialeve, të zarfeve me skedën e votimit dhe në kohën apo ditën që ata kanë vënë në dispozicion emigrantët, korrieri i DHL nuk e ka respektuar. Dhe kjo ka bërë që të hyjmë në prokupimin se çfarë po ndodh, përderisa ata komunikojnë me korrierin dhe i thonë që jam i disponueshëm nga ora 10 deri në 12. Apo 15-17 pasdite. Dhe kur korrieri nuk shkon, sigurisht që prokupimi është se ku përfundoi zarfi im, apo pse nuk po më dorëzohet. Ka patur raste që zarfet kanë ardhur 3-4 ditë më vonë sesa afati i konkluduar mes emigrantit dhe korrierit, por, prokupimi më madhor në këto momente është se nuk dinë apo nuk kanë informacionin e duhur se si mund t’i rikthejnë këto skeda votimi përsëri në DHL.

Paqartësi kohore. Informacioni që kanë emigrantët është se sipas KQZ, ata preferojnë që nga momenti i dorëzimit të skedës së votimit, emigranti ka një afat kohor 5 ditë për ta rikthyer pas. Por, duhet nënvizuar dhe duhet kuptuar se a kanë kohë deri në ditën 10 apo 11 Maj për ta dorëzuar këtë skedë votimi. Dhe kjo bën që duke kaluar 3-4 apo 5 ditë dhe nuk mund të kontaktojnë me korrierin e DHL-së, ata kanë një lloj prokupimi së ndoshta u dogj kjo mundësi e tyre për të votuar. Dhe kjo duhet sqaruar dhe unë sot nuk pata mundësi të ndjek konferencën e komisionarit, por duhej sqaruar dhe kuptuar se deri ku është e ligjshme që emigranti edhe kur ka këto vonesa që nuk janë nga pala e emigrantëve, po vijnë pikërisht nga shërbimi jo korrekt i DHL.

Pasi çfarë ndodh. Merret në dorëzim zarfi përmes një barkodi që konfirmon që ky person i është dorëzuar zarfi i votimit.

Por nga ky moment ata dorëzojnë edhe një numër celulari, pra DHL. Puna është që kur emigranti i telefonojnë dhe nuk marrin përgjigje nga operatori.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button