KryesoreLajme

Homazhe për Papën – Bujar Spahiu dhe udhëheqësit fetarë shqiptarë drejt Vatikanit

Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në ceremoninë mortore të Papa Françeskut.

Sipas informacioneve të Syri TV, të katërt udhëheqësit fetarë do të udhëtojnë drejt Vatikanit për të marrë pjesë në ceremoninë e së shtunës, kur në Vatikan do të mblidhet e gjithë bota për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papës së të varfërve. Duke filluar nga mëngjesi i të mërkurës deri të enjten në mbrëmje, në ambasadën e Vatikanit në Tiranë do të mbahen dy ditë homazhe në nderim të Papa Françeskut.

Politikanë, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe diplomatë kanë shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë, duke e vlerësuar jashtëzakonisht për punën e tij. Në librin e ngushëllimeve janë shkruar mesazhe të shumta.

Kreu i Kishës Katolike në Shqipëri, Arjan Dodaj, ishte ndër të parët që hyri në nunciaturën apostolike për homazhe.

Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, dhe Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, lanë gjithashtu mesazhe ngushëllimi dhe vlerësime të larta për Papa Françeskut, sidomos për lidhjet me Shqipërinë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button