Sport

Jurgen Klopp do të qëndrojë te Red Bull, nuk do të jetë trajner i Real Madrid apo i Brazilit

Jurgen Klopp nuk do të jetë trajner i Real Madrid. Prej ditësh, gjermani përflitet si pasues i Carlo Ancelottit, me italianin që do të largohet në fund të sezonit.

Megjithatë, agjenti i Klopp, Marc Kosicke në një intervistë për për “Sky Sports DE”, i ka dhënë fund dilemave.

Sipas tij, tekniku gjerman do të qëndrojë te Red Bull dhe nuk do të jetë as në stolin e Realit dhe as në atë të Brazilit.
“Unë e kuptoj që disa klube europiane apo federata e kanë ndjekur atë. Megjithatë, Klopp nuk ka ndërmend të rikthehet si trajner për sezonin e ardhshëm. As te Real Madrid dhe as te Brazili.

Jurgen është i lumtur në rolin e tij si drejtor global te Red Bull dhe ka një kontratë, kështu që nuk ka shumë për të diskutuar në lidhje me këtë”, deklaroi Kosicke.

Jurgen Klopp është larguar nga trajningu prej një vit, pas aventurës te Liverpool, ku në 9 vite fitoi gjithçka.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button