Julio Cesar: “Ky Inter mund të fitojë tripletën, si ne në 2010”

Ish-portieri legjendar i Interit, Julio Cesar, ka shprehur bindjen e tij të plotë se skuadra aktuale e zikaltërve ka potencialin për të përsëritur suksesin historik të vitit 2010 – fitimin e tripletës.
“Ky Inter mund të arrijë tripletën si ne. Yann Sommer? Ai është një portier i madh, por mediat e nënvlerësojnë atë, kështu që nuk është folur mjaftueshëm për të,” u shpreh braziliani.
Julio Cesar komentoi edhe mbi situatën e Juventusit, duke vënë në dukje sfidat që ata kanë hasur këtë sezon.
“Juventus? Ata kanë pasur një sezon të vështirë me disa kaos pas ndryshimit të menaxherëve. Igor Tudor ka nevojë për kohë për të zbatuar vizionin e tij,” shtoi ai.
Me Interin që po shkëlqen në të gjitha frontet këtë sezon, fjalët e Cesar-it rrisin entuziazmin te tifozët që ëndërrojnë një tjetër vit të madh.