Lajme

Ilir Meta u bën thirrje qytetarëve të Fierit të mbështesin Arben Çukon në zgjedhjet parlamentare

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpërndarë një mesazh mbështetjeje për kandidatin e koalicionit opozitar “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Arben Çuko, i cili garon në Qarkun e Fierit.

Në postimin e tij, Meta e cilëson Çukon si një figurë dinjitoze dhe të përkushtuar ndaj komunitetit të Myzeqesë. Ai thekson se Çuko është i lidhur ngushtë me qytetarët dhe premton që do të jetë një zë i fortë për ta në Kuvend.

Meta ka kritikuar ashpër qëndrimin e qeverisë ndaj sektorit të bujqësisë, duke e akuzuar për përbuzje ndaj fermerëve dhe keqmenaxhim të fondeve europiane për zhvillimin rural. Sipas tij, Programi i opozitës synon shumëfishimin e subvencioneve për fermerët, si një hap drejt përmirësimit të mirëqenies ekonomike.

“VOTO NR.1 Koalicionin ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’. VOTO Arben Çuko, deputet në Qarkun Fier,” përfundon thirrjen e tij Meta.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button