Lajme
Greva në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, fermerët e midhjeve kërkojnë çertifikim të produktit
Ligjërim të aktiviteti të rritjes së midhjes. Kjo është kërkesa që fermerë të rritjes së midhjeve, kërkojnë nga ministria e bujqësisë, ndërsa kërkojnë dhe certifikim të prodhimit, sepse për momentin janë të paligjshëm.

Problem që ata hasin sot, është ‘ping pongu’ që bëhet midis ministrive, pasi Ministria e Bujqesise u thotë që është përgjegjësi e Ministrisë së Ekonomisë dhe përgjigja duhet marrë nga ata.
Kultivuesit e midhjeve shprehen, se derisa të marrin një zgjidhje, ata nuk do të dalin nga zyrat.