‘Rama ka poshtëruar publikisht Veliajn’/ Këlliçi: Përgjimet ja bënë të qartë qytetarëve se kush ka drejtuar…
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka nxjerrë në pah disa raste ku Edi Rama ka poshtëruar publikisht të Erion Veliajn. Këlliçi shtoi se Veliaj është akuzuar për korrupsion dhe ka përfituar nga marrëdhëniet e tij me inceneratorët e Tiranës dhe mediat që i kontrollon ai.

Ai falënderoi ketë medium për publikimin e përgjimeve, ndërsa vlerësoi punën e medias CNA që ka nxjerrë të vërteta të mëdha në pah. Këlliçi nënvizoi se qytetarët duhet të dinë se kush ka drejtuar Bashkinë e Tiranës për 10 vjet dhe si janë trajtuar pronarët e mediave. Ai përfundoi se të gjitha këto janë pjesë e një rrjeti korrupsioni të ndërtuar për interesat e Veliajt dhe të lidhjeve të tij politike.
Këlliçi:
Ka me dhjetëra raste të poshtërimit publik të Veliajt nga ana e Edi Ramës, sa ka arritur të thotë që në ato pemët para Kryeministrisë, një ditë do të varet edhe kryetari i grupit armiqësor që ka infiltruar protestues në protestën studentore, që është kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe që e vari, se e ka bërë në realitet 8 vite më pas, por që e vari.
Thënë këtë, se kush është Erion Veliaj, na shërbejnë pikërisht këto përgjime që kanë dalë, që unë falënderoj SYRI TV që i publikon të gjitha, por në fakt një punë kolosale ka bërë media CNA, që në bashkëpunim me Syrin kanë bërë të mundur që të nxjerrin disa të vërteta shumë të mëdha në pah, për t’ja bërë të qartë qytetarëve se kush ka drejtuar Bashkinë e Tiranës për 10 vjet, kush i drejton disa nga mediat e vendit që ushqehen me paratë e inceneratorit të Tiranës, por që urdhrat i marrin nga kreu i Bashkisë Tiranë dhe si trajtohen sot pronarët e mediave.
Erion Veliaj, është e vërtetë, qytetarët duhen ta dinë, po, akuzohet për korrupsion, sepse ato të mira që ka arritur të marrë i ka marrë për shkak të korrupsionit.