Lajme

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e treshes gjykuese – Seanca e radhës më 22 prill

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për përjashtimin e treshes gjykuese të përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni nga shqyrtimi i rekursit të tij për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Enton Dhimitri, ndërsa seanca, e cila ishte planifikuar të mbahej të martën, është shtyrë për në datën 22 prill.

Në këtë seancë pritet që Gjykata e Lartë të shqyrtojë jo vetëm rekursin e Berishës, por edhe atë të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, i cili gjithashtu ka kundërshtuar masën e sigurisë të vendosur ndaj tij.

Mbetet për t’u parë vendimi i gjykatës për fatin ligjor të dy të pandehurve në këtë çështje me jehonë të lartë politike dhe publike.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button