
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës Gjin Gjoni ka reaguar ashpër me një shënim në faqen e tij në facebook. Ai pasi shpjegon se policia nuk jep informacion pasi ka arrestuar nja grua që blinte vota për PS në Balldre, ka kërkuar nga organet kompetente transparencë të plotë për rastin.
“Qytetarët e Lezhës të mos intimidohen dhe ti denoncojnë me emra blerësit e votës që duan tu nëpërkëmbin dinjitetin”, shkruan Gjoni. “Ne do ti marrim në mbrojtje edhe personalisht edhe ligjërisht”, vijon ai.
Mesazhi:
Jam informuar nga qytetarët se nga Policia e Shtetit është ndaluar një shtetase në Balldre të Lezhës pasi dyshohet është kapur në flagrancë duke blerë vota për llogari të Partisë Socialiste.
Qytetarja me iniciale M.D punonjëse në një lokal në Balldre është denoncuar dhe është ndaluar në flagrancë, por Policia e Lezhës nuk jep informacion zyrtar për ngjarjen për shkak të presionit me kodin e Manualit 184 më të cilin po përballet.
Kërkojmë urgjentisht transparencë për këtë operacion policor pasi e kemi të qartë se patronazhistët kanë dalë në terren në tentativën e tyre për të blerë vota me urdhër të eprorëve të tyre politikë që mesa duket kanë ardhur me synimin për të poshtëruar Lezhën dhe qytetarët e saj.
Dëshpërimi për humbjen e pashmangshme në 11 Maj ka bërë që shefat politikë të kërkojnë kurbanë elektoralë edhe në Lezhë.
Ne jemi duke dokumentuar dosjen e plotë me kriminelet zgjedhorë dhe do ndjekim edhe rrugën ligjore.
Qytetarët e Lezhës të mos intimidohen dhe ti denoncojnë me emra blerësit e votës që duan tu nëpërkëmbin dinjitetin.
Ne do ti marrim në mbrojtje edhe personalisht edhe ligjërisht.
I bëjmë thirrje SPAK të mos qëndrojë me indiferentë pasi Lezhën nuk do ta lëmë në mëshirë të kriminelëve zgjedhorë.