KryesoreLajme
Kryesore

Berisha në Pogradec: Rama nuk përballet dot me popullin, është i zhytur në krim dhe korrupsion

Lideri i opozitës shqiptare ka prezantuar këtë mbrëmje kandidatët e opozitës në Pogradec. “Edi Rama erdhi në politikë në të 30-tat e tij, por u lidh menjëherë me krimin, me trafikantët nga të cilët nuk u nda kurrë”, tha Berisha duke denoncuar skandalet e qeverisë së rilindjes.

Berisha: Miq! Nuk mund të vijë dot para jush se janë 130 mln euro të djegësit të Tiranës të zhdukura pa nam, pa nishan. Nuk mund të vijë dot para jush se janë 120 mln euro që i merr Beketi, vetëm e vetëm se burreci 2 metra nuk duronte dot kritikat e televizionit tij, e tani i paguajmë ne.

Nuk vjen dot para jush se janë 225 mijë metër katrorë tokë në buzë detin e Gjipesë që i ka marrë pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument konfiskimi, i ka përvetësuar për vete dhe familjen e tij.

Nuk del dot, nuk del dot se sikur të ishte sheik, na shkon dhe ulet me bileta 30 mijë euro në ndeshje futbolli, hap shishe vere 33 mijë euro.

A e dini o miq, se vetëm djegësi i Tiranës kushton 812 mijë pensione.

Ja pra pse ai nuk del dot, nuk ja mban. Jo vetëm kaq, por i ndalon përfaqësuesit e tij të dalin e ballafaqohen me përfaqësuesit tanë të shkëlqyer, që janë krenaria e qarkut të Korçës, krenaria e Shqipërisë.

Miqtë e mi!

Ju e shifni se çfarë fushate bën. Ju keni një kryeministër që kalon nga takimi në takim dhe të gjitha fjalët e tij janë 5 fjalë; bufi, këneta, zhapiu, hardhuca, autiku, budallai etj.

Megjithë këtë ai përpiqet të banalizojë fushatën elektorale.

Porosit lakejtë e tij, që debatin ta përqendrojnë tek mosha e Sali Berishës.

Tani miq, ju lutem, ju lutem do të më dëgjoni.

Kur i thanë njëherë Ronald Reganit për moshën, Regani tha se, unë nuk dua ta përdor moshën time si privilegj ndaj kundërshtarit.

Unë s’po e them këtë, por prap i them, meqenëse i nxit për moshën, hajde këtu të provohemi në të gjithë fushat të shohim korçare dhe pogradecar, se çfarë dijesh ke, dhe cila është memoria jote që shkruan në dorë për gjëra që si mban mend.

Hajde këtu.

Por miqtë mi, unë dua të theksoj sot se politikanët gjykohen për atë që bëjnë dhe jo për moshën. Në botë, në Shqipëri, ka patur politikanë të mirë dhe politikanë të këqij, të të gjitha moshave.

Ka patur politikanë që kanë ndryshuar kombe, madje kanë ndryshuar dhe botë.

Sot në botë ka 80-vjeçar që janë politikanë të mirë dhe u shërbejnë qytetarëve të vet.

Por ka dhe 30-vjeçar që janë diktatorë dhe vrasës. Nuk është ndonjë ligësi, por e vërteta është se Shqipërisë dëmet më të mëdha i kanë ardhur nga politikanët e rinj në moshë.

Ata që erdhën pas lufte ishin 20-30 vjeçar, ata u treguan xhelatë dhe bandit ndaj shqiptarëve.

Por edhe Edi Rama erdhi në politikë në të 30-tat e tij, por u lidh menjëherë me krimin, me trafikantët nga të cilët nuk u nda kurrë.

Dhe aq sa ka të gjatë trupin aq ka dhe dorën për të vjedhur.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button