Gjekmarkaj dhe Mediu prezantojnë kandidaten Melisa Vuthaj në Milot: “Koalicioni ynë, alternativa më e mirë për Shqipërinë”

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim elektoral në Milot në kuadër të fushatës për zgjedhjet vendore të 11 majit. I shoqëruar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, Gjekmarkaj prezantoi kandidaten e koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë me Mendje”, Melisa Vuthaj.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Gjekmarkaj deklaroi se koalicioni përfaqëson një bashkim idealësh dhe vizioni për një Shqipëri më të drejtë dhe më të begatë. Ai theksoi se programi i paraqitur qytetarëve synon zhvillimin ekonomik të zonës, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e pagave dhe përmirësimin e mirëqenies sociale.
“Koalicioni ynë nuk është vetëm një bashkim partish, është një bashkim idealësh dhe vizioni për një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme dhe më të begatë. Ne duam një Milot që zhvillohet dhe u jep mundësi të rinjve të ndërtojnë të ardhmen këtu,” shkruan Gjekmarkaj.
Ai shtoi se prioritetet e programit përfshijnë mbështetjen për fermerët, biznesin e vogël, arsimin dhe shëndetësinë, duke e konsideruar këtë koalicion si alternativën më të mirë për qytetarët e Milotit dhe të gjithë Shqipërisë.