Kosova

Fundjava sjell freski dhe reshje të lehta, korriku nis me diell dhe rritje temperaturash

Pas një vale të nxehti të fortë që ka përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit, fundjava pritet të sjellë një lehtësim të përkohshëm të motit. Sipas parashikimeve meteorologjike, të shtunën dhe të dielën temperaturat do të zbresin ndjeshëm, me maksimalet që pritet të luhaten ndërmjet 27°C dhe 29°C.

Të shtunën priten vranësira kalimtare që në disa zona mund të sjellin reshje të lehta shiu. Ndërkohë, dita e diel parashihet të jetë kryesisht me diell, duke ofruar kushte më të qëndrueshme atmosferike. Temperaturat minimale do të zbresin në vlera më të freskëta, nga 13°C deri në 15°C. Gjatë kësaj periudhe, era do të fryjë nga veriu me intensitet mesatar deri mesatarisht të fuqishëm, duke arritur shpejtësinë prej 7 deri në 14 metra për sekondë.

Nga e hëna, moti do të stabilizohet sërish me kthjellime dhe rritje të dukshme të temperaturave. Gjatë ditëve të para të korrikut pritet që temperaturat maksimale të shënojnë rritje graduale, duke arritur kulmin deri në 34°C e 36°C ditën e mërkurë. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 14°C dhe 17°C. Era veriore do të vijojë të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, 5 deri në 10 metra për sekondë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button