
Aktivistja e Të Drejtave të Njeriut, Sevim Arbana ka reaguar ashpër ndaj deklaratave skandaloze dhe jo vetëm të kryeministrit Edi Rama, ku brenda 2 ditësh u ofroi fëmijëve foto të tij nudo, si dhe ofendoi të sëmurët me autizëm, duke i krahasuar me votuesit e opozitës.
Në fjalën e saj, Arbana theksoi se gjuha e përdorur nga Rama është një shkelje e rëndë dhe institucionet duhet të reagojnë dhe ky mosreagim nga ana e tyre tregon se kemi një parti-shtet. Të gjitha institucionet janë kapur fortë. Nuk kemi një shtet me institucione të pavarura. Kemi një parti-shtet. KQZ duhet të ketë një performancë edhe në të folurën publike. Janë dhe disa organizata që kanë reaguar më parë për kryeministrin për gjuhën diskriminuese të përdorur. Kur thua që njerëz të sëmurë autik, ti ofendon dhe prek të gjitha ato familje që bëjnë një luftë të përditshme për të integruar këto fëmijë autik që janë talente por që kanë një problem shëndetësor’ u shpreh Arbana.
Intervista në studio:
Arbana: Në rolin e një kryeministri të gjatë prej 12 vitesh, të paktën gjuhën publike duhet ta kishte mësuar. Në këtë fushatë shohim një kryeministër, një burrë në moshë e tretë, gjuha është skandaloze, mos të themi pastaj për impaktin që bën. Ky është autori që mbylli Tik-Tokun, me një argument…
Në vend që të flasi para fëmijëve për programet bazike të edukimit se çfarë do të sjellë PS dhe kjo qeveri në qeverisjen e ardhshme sepse fondamenti është arsimi, shëndetësia dhe drejtësia.
Ky po përdor një gjuhë kaq vulgare për nuditetin e tij që e bëri të famshëm për idiotizmin dhe budallallëkun.
Ferko: A kemi deduksionin që Tik-Tok është mbyllur për një arsye tjetër?
Arbana: Në bazë të gjithë gjase sonë ka mbizotëruar propaganda. Reforma në arsim nuk bëhet me propagandë dhe pjesë e propagandës është edhe mbyllja e propagandës. Shkolla që kishim si pasuri kombëtare nuk është më. Ka rënë autoriteti i mësuesit, prindërit…
E vetmja vatër ku ne mund të synojmë një vatër për të krijuar një njeri që do jetë i dobishëm për shoqërinë, mbetet shkolla.
Gjuha që përdor kryeministri nuk mund ta përdorë një kryeministër në moshë, një zhagron të ndyrë. Kjo është shkelje. Të gjitha institucionet janë kapur fortë. Nuk kemi një shtet me institucione të pavarura. Kemi një parti-shtet. KQZ duhet të ketë një performancë edhe në të folurën publike. Janë dhe disa organizata që kanë reaguar më parë për kryeministrin për gjuhën diskriminuese të përdorur. Kur thua që njerëz të sëmurë autik, ti ofendon dhe prek të gjitha ato familje që bëjnë një luftë të përditshme për të integruar këto fëmijë autik që janë talente por që kanë një problem shëndetësor.