KryesoreLajme
Kryesore

Florian Haçkaj: Është koha për qëndresë qytetare kundër abuzimit me pushtetin dhe manipulimit të votës

I ftuar në intervistën e ditës, Florian Haçkaj, bashkë-president i organizatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë,” u shpreh se në këtë klimë politike shqetësuese, është e domosdoshme të mbështesim opozitën që ngre zërin kundër abuzimit me pushtetin dhe cenimit të të drejtave themelore.

Denoncimi i shkeljeve ligjore dhe përpjekjeve për të manipuluar vullnetin e qytetarëve është një akt guximi që duhet përkrahur. Vetëm përmes qëndresës dhe ndërgjegjësimit qytetar mund të mbrojmë demokracinë dhe lirinë e votës në vend.’- shprehet ai

Deklarata:

Jemi të shqetësuar, por më duhet ta filloj me një thirrje për qytetarët. Kodi Penal, neni 327, parashikon qartë se shkelja e fshehtësisë së votimit dënohet me burgim nga 3 muaj deri në 3 vite. Partia Socialiste e ka ndërtuar propagandën si themel të çdo veprimi të saj. Ata përpiqen të dekurajojnë qytetarët duke u dhënë idenë se “neve na votojnë”, por unë jam i bindur se shumica do të votojë kundër tyre, sepse ka arsye të panumërta për t’i ndëshkuar me votë.

Veprimi i z. Klosi dhe i kryeministrit Rama është i dënueshëm, sepse patronazhimi është një praktikë e ndaluar, aq më tepër kur partia në pushtet ka keqpërdorur të dhëna të siguruara nga AKSH. Ata përpiqen t’i bindin njerëzit se i kanë nën kontroll, duke normalizuar patronazhimin, një formë e qartë e spiunimit të të dhënave personale, ashtu siç ndodhte gjatë diktaturës.

Kjo është përpjekja e tyre për të manipuluar dhe frikësuar qytetarët. Janë të gatshëm të përdorin çdo mjet për të krijuar iluzionin se kontrollojnë votën e popullit. Por realiteti është ndryshe: gjendja është e rëndë dhe qytetarët nuk janë më të verbër përballë kësaj propagande.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button