Kryesore

FFK mirëpret Belgin Jasharin pas incidentit racist: Futbolli është hapësirë barazie dhe respekti

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka mirëpritur në takim futbollistin e ri, Belgin Jashari i cili ishte pre e dhunës me baza raciste disa ditë më parë.

FFK ka thënë se edhe një herë e dënojnë fuqishëm çdo formë dhune, teksa vendimet për lëshimet në organizimin e ndeshjes nga klubi vendas tashmë janë marrë, në përputhje me rregulloret e garave. “FFK është e vendosur që të luftojë pa kompromis çdo akt diskriminues dhe të kujdeset që futbolli të vazhdojë të mbetet një hapësirë e barazisë, respektit dhe bashkimit. Ngjarjet me sfond racor, gjinor apo fetar nuk kanë vend në sportin tonë! Belgin, jemi krenarë për forcën dhe qetësinë që ke treguar – dhe do të qëndrojmë gjithmonë në përkrahje Ty dhe të gjithë fëmijëve që po rriten si futbollistë në fushat e futbollit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

📍Sot, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, mirëpritëm futbollistin e talentuar Belgin Jashari, i cili së fundmi ishte viktimë e një sulmi të papranueshëm gjatë një ndeshjeje futbolli, ngjarje për të cilën u reagua gjerësisht në opinionin publik dhe nga të gjithë ju dha përkrahje këtij talenti.
❌ Federata e Futbollit e Kosovës edhe një herë dënon fuqishëm çdo formë dhune, teksa vendimet për lëshimet në organizimin e ndeshjes nga klubi vendas tashmë janë marrë, në përputhje me rregulloret e garave.
🛑FFK është e vendosur që të luftojë pa kompromis çdo akt diskriminues dhe të kujdeset që futbolli të vazhdojë të mbetet një hapësirë e barazisë, respektit dhe bashkimit.
Ngjarjet me sfond racor, gjinor apo fetar nuk kanë vend në sportin tonë!
⭐Belgin, jemi krenarë për forcën dhe qetësinë që ke treguar – dhe do të qëndrojmë gjithmonë në përkrahje Ty dhe të gjithë fëmijëve që po rriten si futbollistë në fushat e futbollit në Kosovë.
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button