Kosova

Ferizaj: Paraburgim njëmujor për një person pas konfliktit familjar

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit B.R., i cili akuzohet se më 15 shtator vrau djalin e axhës së tij, I.R., në fshatin Balaj të Ferizajt.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Habib Zeqiri, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka privuar nga jeta viktimën pas një konflikti pronësor.

Sipas dosjes së prokurorisë, ngjarja ndodhi rreth orës 19:42, kur pas një fjalosjeje verbale në rrugën e fshatit, i pandehuri nxori një armë të tipit ZIG 14 TISAS (Turqi) dhe shtiu katër herë në drejtim të I.R., duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit. Viktima ndërroi jetë rrugës për në Qendrën Emergjente të Ferizajt si pasojë e plagëve të marra.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button