Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshje spektakolare

Sonte nis faza e grupeve në Ligën e Kampionëve, me ndeshje që pritet të jenë mjaft interesante. Pa dyshim, dueli më i pritur është ai mes Bayern Munichut dhe Chelseat në “Allianz Arena”, ku bavarezët do të synojnë fitore në shtëpi, ndërsa “Blues” kërkojnë një rezultat pozitiv.
Një tjetër sfidë e fortë zhvillohet mes Liverpoolit dhe Atletico Madridit. “Reds” kanë nisur me sukses sezonin në Premierligë dhe konsiderohen favoritë, ndërsa skuadra e Diego Simeones mbetet e paparashikueshme.
Paris Saint-Germain do të presë Atalantën në “Parkun e Princave”, me kampionët francezë që synojnë të nisin sezonin me fitore. Ndërkaq, Interi do të përballet me një sfidë të vështirë në fushën e Ajaxit në Holandë.
Sonte do të luhen gjithsej gjashtë ndeshje, dy prej tyre prej orës 18:45 dhe katër të tjera prej orës 21:00.



